• e diel, 23 shkurt 2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes do t'i vizitojë Gjermaninë, Belgjikën dhe Poloninë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes do t'i vizitojë Gjermaninë, Belgjikën dhe Poloninë

Uashington, 8 shkurt 2025 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset javën e ardhshme do t’i vizitojë Gjermaninë, Belgjikën dhe Poloninë, njoftoi Pentagoni.

Hegset të hënën do të shkojë për Gjermani. Aty do ta vizitojë shtabin e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe qendrën e komandës së ushtrisë amerikane përgjegjëse për Afrikë, e cila gjendet në Shtudgart, transmeton DPA.

Hegset pastaj do të udhëtojë në Bruksel që të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, në të cilin do të bisedojë për rritjen e shpenzimeve të Aleancës. Ministrat do të bisedojnë edhe për fuqizimin e pozitës së liderëve të Evropës dhe mundësive për rritjen e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes nga të dyja anët e Atlantikut. 

Hegset, gjithashtu, dëshiron ta konfirmojë “përkushtimin e presidentit amerikan Donald Tramp për fund diplomatik të luftës në Ukrainë sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në kumtesën e Pentagonit. 

Stacioni i fundit i turit evropian të sekretarit amerikan për Mbrojtje është Polonia. Aty, Hegset do të takohet me politikanët udhëheqës polakë dhe do t’i vizitojë ushtarët amerikanë të stacionuar në vend. 

Në kumtesë nuk është precizuar nëse Hegset do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila fillon më 14 shkurt. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR