• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Sejdini: Drejtësi më efikase dhe transparente përmes regjistrimit të seancave

Sejdini: Drejtësi më efikase dhe transparente përmes regjistrimit të seancave

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Sistemi Femida për regjistrimin audio dhe video të seancave gjyqësore do të mundësojë drejtësi më efikase, më efektive dhe transparente në gjykata dhe do të kontribuojë në kthimin e besimit në drejtësi. Ky ishte përfundimi i promovimit të sotëm të sistemit në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Programi i cili është i instaluar në të gjitha gjykatat, siç thekson kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini ka kushtuar 21 milion denarë nga buxheti. Sipas tij, përmirësimi dhe instalimi i teknologjive të reja për regjistrimin e detyrueshëm audio (ton) të seancave gjyqësore do të mundësojë ofrim më efikas dhe drejtësi transparente në gjykata.

"Teknologjitë e përmirësuara dhe të reja për regjistrimin e detyrueshëm audio të seancave gjyqësore garantojnë regjistrim të saktë të seancave gjyqësore, u japin fund kontradiktave lidhur me atë që thuhet apo nuk thuhet në sallën e gjyqit dhe do të mbështesin procesin e gjykimit të drejtë i cili bazohet në komunikimin e plotë në sallën e gjyqit dhe jo në atë që do të riprodhohet", tha ai.

Ai shtoi se zbatimi i kësaj teknologjie, prodhon tre audio incizime të gjyqtarëve për çdo subjekt, të cilat, siç shtoi ai, do të kontribuojnë në rritjen e profesionalizmit, integritetit dhe etikës në sallën e gjyqit.

Në konferencën për mediat pas promovimit të sistemit, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, theksoi se zbatimi i këtij sistemi është një nga hapat për kthimin e besimit në gjyqësor tek qytetarët. 

"Regjistrimi zanor është një garanci për sjelljen etike të gjyqtarëve, nga ana tjetër, një mekanizëm efektiv për të mbrojtur gjyqtarët nga akuzat për menaxhim të njëanshëm dhe të papërshtatshëm të procesit", tha ajo. 

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov tha se edhe pse ky detyrim ligjor është i rregulluar me ligjet e vitit 2010, 14 vjet më vonë, deri në vitin 2024 do të zbatohet në Gjykatën Administrative.

"Aparatura për regjistrim audio në Gjykatën Administrative sot është duke u instaluar. Të mos humbim edhe 14 vite të tjera dhe të mos presim vendime nga GjEDNj që të kërkojnë të zbatojmë standardet e gjykimit", tha ai. 

Ai shton se meqenëse nuk ka më asnjë arsyetim për mospasjen e teknologjisë së regjistrimit të zërit, me faktin se të gjitha gjykatat janë të pajisura, siç tha ai, "është i bindur se në 15 ditët e ardhshme sistemi do të aplikohet kudo". qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR