Sebaedin Dauti: Ofrojmë zgjidhje për Gostivarin pa borxhe dhe me menaxhim modern
- - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Sabaedin Dauti në konferencën e sotme për media foli për problemet me borxhin dhe udhëheqjen me vetëqeverisjen lokale.
- Post By Fitore Curri
- 00:12, 8 tetor, 2025
Gostivar, 7 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni VLEN, Sabaedin Dauti në konferencën e sotme për media foli për problemet me borxhin dhe udhëheqjen me vetëqeverisjen lokale.
Dauti theksoi se Gostivari është komuna më me shumë borxhe në Maqedoni, me borxh aktiv prej 20 milionë eurosh, që, siç theksoi ai, do të thotë se çdo qytetar ka 430 euro borxh. Ai gjithashtu kritikoi menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe theksoi se qytetit i mungon pastërtia, infrastruktura e mirëmbajtur dhe investimet e dukshme.
"Kjo është pasojë e 8 viteve keqmenaxhim, mungesë transparence dhe keqpërdorim të mjeteve publike. Prandaj, sot them me zë të lartë: mjaft me justifikimet, është koha për zgjidhje. Zgjidhja jonë është për Gostivarin pa borxhe dhe me menaxhim modern", tha Dauti.
Si masa që do të kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe mnikëqarjen në shpenzimin e parave, Dauti tha se kjo do të bëhet duke bërë revizion në çdo kontratë, shpenzim dhe vendim të komunës, në mënyrë që qytetarët të dinë se ku shkon çdo euro e tyre. Dauti parashikon plan financiar për shlyerjen e borxheve në mënyrë të kontrolluar brenda katër viteve, pa ndaluar investimet themelore.
Pushteti i ri do t’i japë fund praktikës së kontratave klienteliste dhe revizionit të furnizimeve që kanë rënduar buxhetin. Për mbikëqarje më të mirë dhe mbledhje më të mirë të taksave, ekipi i kandidatit për kryetar komune parashikon sistem digjital dhe portal “Ku shkon tatimi im”, përmes të cilit çdo qytetar do të dijë se ku shpenzohen paratë e tij.
Si masa të rëndësishme për forcimin e administratës komunale, Sebaedin Dauti njoftoi ristrukturimin e saj, vlerësimin e performancës dhe një ndarje të qartë të përgjegjësive. Një pjesë e investimeve do të realizohet përmes partneriteteve me sektorin privat dhe donatorët ndërkombëtarë për investime në infrastrukturë, pa një barrë të re në buxhetin komunal, dhe si praktikë në të ardhmen, do të aplikohet buxhetimi pjesëmarrës, me të cilin qytetarët do të vendosin se ku do të investojnë 7% të buxhetit komunal.
"Ata që e futën Gostivarin në borxh tani po kërkojnë një mandat tjetër. Por qyteti nuk mund të durojë një mandat tjetër borxhesh, mashtrimesh, paaftësie menaxheriale dhe korrupsioni. Ne nuk do ta falimentojmë Gostivarin, ne do ta rindërtojmë atë. Do ta kthejmë komunën në shërbim të qytetarëve, jo të partisë dhe klaneve të ndryshme. Gostivari meriton qeverisje moderne, transparente dhe të ndershme", tha Dauti.
Foto: VLEN