Seanca të dy organeve kuvendore
- Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve.
- Post By Sara Ademi
- 07:31, 13 shkurt, 2024

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për Ndjekjen e Komunikimeve.
Raporti për punën e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2023 është pika e vetme e rendit të ditës të këtij organi kuvendor.
Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Zbatimit të Masave për ndjekjen e Komunikimeve duhet t'i shqyrtojnë Planin financiar vjetor për vitin 2024 të Agjencisë Teknike-Operative për mjetet e kompensimeve të Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Raporti vjetor për punën e këtij Komisioni për vitin 2023. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s