Seanca të dy komisioneve parlamentare
- Në Kuvend sot janë caktuar seancat e komisioneve për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe çështje ekonomike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:47, 1 mars, 2024

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Në Kuvend sot janë caktuar seancat e komisioneve për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe çështje ekonomike.
Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të debatojë për Propozim-vendimin për përcaktimin e koeficientëve për përcaktimin e pagës së presidentit të shtetit, deputetëve si dhe funksionarëve të cilët i zgjedh dhe i emëron Kuvendi.
Në seancën e Komisionit për Çështje Ekonomike, ndërkaq, duhet të konstatohet se janë tërhequr materialet për katër ligjet e propozuara për projektet strategjike investuese në fushën e energjetikës.
Foto: Arkivi i MIA-s