• e martë, 24 dhjetor 2024

Seanca të dy komisioneve kuvendore

Seanca të dy komisioneve kuvendore

Shkup, 27 qershor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve dhe Komisioni Ligjvënës - Juridik. 

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet ta konfirmojnë propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas Konkursit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së" numër 154/2022.

Në rend dite të Komisionit Ligjvënës - Juridik janë Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për Burime Minerale në lexim të parë, Vendimi statutar për ndryshime dhe plotësime të Statutit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Faza I), Propozim vendimi për rregulla nomoteknike për përgatitjen e ligjeve, Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për Sigurim Shëndetësor, me procedurë të shkurtër, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, me procedurë të shkurtër dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për Material të Farërave dhe të Mbjellave në lexim të parë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR