• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Seanca kuvendore për zgjedhjen e ministrave të rinj, debati vazhdon pas orës 18

Seanca kuvendore për zgjedhjen e ministrave të rinj, debati vazhdon pas orës 18

Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Kuvendi pasdite e vazhdoi debatin nga seanca e 104-t rreth pikës së rendit të ditës - Propozim për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë. Sipas deputetëve të opozitës, është një veprom i keq ndryshimi i qeverisë një vit para zgjedhjeve, ndërsa rikonstruimi është për që “Qeveria të shpëtohet për ndonjë muaj”. Reaguan edhe se kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe për shkarkimin e ministrave të Alternativës, nuk ka pasur  argumente as për ministrat e rinj të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët.

Mirçe Axhioski nga VMRO-DPMNE-ja tha se kjo qeveri nuk mund të jetë zgjidhje e problemeve të qytetarëve dhe se rikonstruimi  është një  “episod i ri i serialit kriminal të quajtur  Qeveri dhe nuk do të sjellë asgjë të re”.

"Kjo është si në ujë të kontaminuar të hidhen tre pika të pastra,  kështu do të ndodhë edhe  me këta ministra - do të futen shpejt në skemën e thurur nga LSDM-ja dhe BDI-ja. Për këmbim janë vetëm këto tre ministri sepse janë gjithmonë në bishtin e kësaj qeverie. Agjenda evropiane është vetëm shtëpia e liderit të Aleancës në rrugën “Brisellska”, ndërsa atje  do t'i bashkohet edhe ministri i ri i Shëndetësisë me shtëpinë që planifikon ta ndërtojë", tha Axhioski. 

Sipas bashkpartiakes së tij, Angelina Petkova, shumica e re në Kuvend është "mbajtja gjallë edhe ndonjë muaj  për t'i dhënë jetë qeverisë së vdekur klinikisht".

Duke i kritikuar politikat e Qeverisë, ajo tha se shteti ka rritjen më të ulët ekonomike në rajon prej  7.13 dhe është në vendin e 85-të për korrupsion në botë. Ka humbur, tha edhe reputacioni në qarqet financiare ndërkombëtare për shkak të dështimit të eurobondit.

Për propozimet për ministra, ndër të tjera, tha se Krenar Loga për një periudhë të shkurtër “duhet të vendosë drejtësi në ministrinë e padrejtësisë”, sepse 4 për qind e qytetarëve besojnë në drejtësi, ndërsa për Kajë Shukovën – të propozuar për ministre të Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor  ku dhe punon, Petkova tha “keni dashur tashtyni me flamurin evropian dhe me procedurë të shkurtuar Ligjin për import të mbeturinave nga BE-ja".   

 Në akuzat për korrupsion dhe krim, Daniella Koleva e LSDM-së replikoi se  VMRO-DPMNE-ja së paku mund të flasë për drejtësi sepse, tha, ka mbi 400 akuza kundër njerëzve të tyre,  mbi 100 aktgjykime, 40 pranime dhe gjithsej 150 vite burg.

 Antonio Millososki në prezantimin e tij u fokusua në resorin e shëndetësisë dhe tha se Ministria e Shëndetësisë është "Ministria e Ndërtimit Taftalixhe 2".

Shtoi edhe se me të gjitha propozimet për ministra nuk ka qasje me standardet evropiane, por të merren tetë deputetë nga Aleanca dhe të zgjidhen problemet e brendshme në Qeveri.

 Deputetja Beti Stamenkovska tha se ministri i propozuar i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, “fqinj i Arben Taravarit, i cili në mënyrë të paligjshme ka fituar pronë në Taftalixhe”, do ta përkujtojë opinionit maqedonas se “krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të rriten”.

 Kovaçevski u përgjigj se gjithçka që posedon është paraqitur  në listën anketuese të tij.  

 "Çdo gjë që posedojnë anëtarët e familjes time, është paraqiur në listën anketuese. Mund të shkoni në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit ku mund ta gjeni atë listë anketuese  ku qëndron gjithçka. Gjithçka që kam punuar,  mund ta gjeni në rrjetet sociale dhe internet-agregatorë sepse gjithçka e kam punuar publikisht", tha Kovaçevski. ar/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR