Seanca të tetë komisioneve parlamentare
- Në Kuvend sot do të mbahet seanca e komisioneve për Transport, Transformim Digjital, Mjedisit dhe Planifikimiit Hapësinor, për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, për Sistem Politikë dhe Marrdhënie Ndërmjet Bashkësive, për Çëshje Evropiane, për Financim dhe Buxhet dhe komisioni juridiko-ligjvënës.
- Post By Fami Bajrami
- 08:06, 25 qershor, 2025
Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e komisioneve për Transport, Transformim Digjital, Mjedisit dhe Planifikimiit Hapësinor, për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, për Sistem Politikë dhe Marrdhënie Ndërmjet Bashkësive, për Çëshje Evropiane, për Financim dhe Buxhet dhe komisioni juridiko-ligjvënës.
Në rend të ditës të Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për rrugët publike dhe ndryshimet e Ligjit për Aviacion, të dyja me procedurë të shkurtër.
Komisioni për Çështje Evropiane, Punë dhe Politikë Energjetike do të shqyrtoj Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Energjetikë, me procedurë të shkurtër.
Në rend të ditës të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrdhënie Ndërmjet Bashkësive janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe sende të sekuestruara në procedurë penale dhe të kundërvajtjes dhe Propozim-ligji për mbykëqyrje inspektuese, të dyja me procedurë të shkurtër.
Para anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane janë propozim-ligjet për nënpunësit administrativ, për punënjësit në sektorin publik dhe për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë, të gjitha në lexim të dytë.
Komisioni për Financim dhe Buxhet do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndyshimet e Ligjit për rezerva të mallrave me procedurë të shkurtër. rq/
Foto: arkivi i MIA-s