Seancë e re gjyqësore për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, e para që kur dëshmitari Goce Trajanovski javën e kaluar vetë u paraqit në polici
- Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Velibor dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski.
- Post By Sara Ademi
- 07:47, 27 janar, 2025
Shkup, 27 janar 2025 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski - Palço, së bashku me Bore Velibor dhe Vllatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski.
Rasti është në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me paraqitjen e provave të propozuara nga Prokuroria.
Dëshmitari Goce Trajkovski, i cili së bashku me babain e Vanjës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski, sipas deklaratave të mëparshme të dëshmitarëve tjerë, ka mbledhur dhe shikuar video pamjet e objekteve të rrethinës, i cili ishte i paarritshëm për organet e ndjekjes për vepër tjetër penale dhe nuk ka mundur të merret në pyetje në seancat e mëparshme gjyqësore, javën e kaluar ai vetë u paraqit në stacionin policor.
Trajkovski, i cili është propozuar si dëshmitar në këtë rast, ndërsa është i dyshuar për vepër tjetër të rëndë penale - zjarrvënie, më 23 janar të vitit 2025 vetë u paraqit në stacionin policor dhe pritet sot të dëgjohet.
Në seancën e kaluar gjyqësore ishin nxjerrë pamje nga kamerat e sigurisë. Prokuroria prezantoi video pamjet nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar me kërkimin e targave të automjeteve Citroen dhe Reno Kangu për qarkullimin e tyre nëpër Shkup në ditën kritike më 27 nëntor të vitit 2023 dhe disa ditë para se të grabitet vajza.
Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.
I akuzuari i parë Palevski Palço, në seancën e kaluar gjyqësore njoftoi se do të kërkojë përjashtimin e prokurorisë.
"Kërkoj që kjo super-prokurori që më akuzon të redaktojë listën e provave. Dua të njoftoj se në seancën e ardhshme do të kërkoj përjashtimin e gjithë prokurorisë, për çka do të paraqes prova", tha Palevski.
Në seancën e parë gjyqësore të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.
Vanja e mitur dhe banori nga Velesi Pançe, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s