• e martë, 27 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Seancë e re e Komisionit për Politikë Sociale, mbetet e pasigurt nëse do të mbahet

Seancë e re e Komisionit për Politikë Sociale, mbetet e pasigurt nëse do të mbahet

Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Në Kuvend për sot është caktuar seancë e re e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, me pikën e vetme të rendit të ditës - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor. Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse do të mbahet, duke qenë se të hënën deputeti Bejxhan Iljas, të cilin kryetari i Kuvendit e emëroi në krye të këtij komisioni, e refuzoi këtë propozim.

Iljas të hënën në deklaratën për MIA-n theksoi se deri kryetari i Kuvendit  ka dorëzuar  letër të nënshkruar në të cilën e njofton kryeparlamentarin Gashi se nuk pranon të kryesojë këtë Komision, veçanërisht jo me një pikë në rendin e ditës të së cilës do të jetë Propozim-ligji për mbrojtësit.

 

"Unë dhe "Fronti Evropian" mendojmë se është bërë një padrejtësi e madhe ndaj koleges sonë e cila ishte kryetare e Komisionit. Partitë duhet të ulen dhe të pajiset Komisioni dhe në këtë mënyrë të zhvillohet debati për ligjet", deklaroi Iljas. 

 Problemi në Komisionin për Politikë Sociale ka nisur në nëntor të vitit të kaluar pasi kryetarja e atëhershme e Komisionit, Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, refuzoi të vendosë në rend dite Propozim-ligjin për mbrojtësit. Kuvendi, në seancën plenare të 10 janarit, me mbështetjen e 61 deputetëve dhe 22 “kundër”, votoi pro interpelancës së saj, pas së cilës ajo dha dorëheqje një javë më vonë.

 

Пратеничката на Алијансата за Албанците на Зијадин Села, која е дел од „Европскиот фронт“ Илире Даути на која и беше изгласана интерпелација од собранисиката говорнница додека трае 30-пленарн

Interpelancën për Dautin në nëntor e kishte dorëzuar  grupi parlamentar i “Të Majtës”, pasi, siç u theksua, me “sjelljen e saj të pamatur, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme” ka bllokuar Ligjin për mbrojtësit të paraqitur nga LSDM-ja opozitare. qa/

Foto Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR