Seancë e Komisionit parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat
- Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.
- Post By Fami Bajrami
- 07:35, 21 nëntor, 2025
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.
Në rend dite të Komisionit është propozim- vendimi për mbajtjen e debatit publik me temën: "Zbatimi i Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit)".
Konventa u nënshkrua më 11 maj 2011 në Stamboll të Turqisë, prandaj njihet si Konventa e Stambollit. Republika e Maqedonisë ishte ndër vendet e para që e nënshkroi Konventën. Ajo u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 22 dhjetor 2017 dhe hyri në fuqi më 1 korrik 2018. Konventa përmban 12 kapituj dhe 82 nene.
Foto: arkivi i MIA-s