• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seancë e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, në rend dite janë ndryshimet ligjore për korridoret

Seancë e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, në rend dite janë ndryshimet ligjore për korridoret

Shkup, 10 maj 2023 (MIA) - Komisioni Parlamentar për Çështje Evropiane sonte do të mbajë seancë në rend dite të së cilës janë propozim-ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, për të cilat sot seancë plenare është përcaktuar nevoja për t'i miratuar me procedurë të shkurtuar, me flamur evropian.

Në rend dite është edhe propozim-ligji për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publik, po ashtu me procedurë të shkurtuar.

Qeveria dje ka dorëzuar propozim-ndryshimet për pesë ligjet: për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit 8 (seksioni: Tetovë - Gostivar - Bukojçan dhe projekti i autostradës Trebenishtë – Strugë – Qafthanë) dhe Korridori 10 d (pjesa e autostradës Prilep – Manastir), për urbanistikë, për ndërtim, për shpronësim dhe për marrëdhënie pune.

Shënimi me flamurin evropian i ndryshimeve ligjore e shënoi debatin gjithëditor në Kuvend Opozita përsëriti qëndrimin se ndryshimet nuk janë në përputhje me legjislacionin evropian dhe se mekanizmi i flamurit evropian po keqpërdoret, ndërsa qeveria vazhdon të pretendojë se ndryshimet do të mundësojnë ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve. ls/

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR