• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seancë e Këshillit Nacional për Transformim Digjital për strategjitë e reja për ITK dhe siguri kibernetike

Seancë e Këshillit Nacional për Transformim Digjital për strategjitë e reja për ITK dhe siguri kibernetike

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Në seancën e sotme të Këshillit Nacional për Transformim Digjital të Shoqërisë, me të cilën kryesonte zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, u shqyrtua propozim teksti i strategjive të reja nacionale për ITK dhe siguri kibernetike.

Nga Qeveria kumtojnë se zëvendëskryeministrja Gërkovska ka informuar për Udhërrëfyesin e miratuar për transformim digjital, i cili ka të bëjë me qëllimet që duhet të plotësohen, në plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, ndërsa i cili bazohet në Konceptin për transformim digjital nga i cili më tutje duhet të dalin të gjitha strategjitë, ligjet dhe dokumentet lidhur me këtë proces.

"Qëllimet strategjike të përmbajtura në Strategjinë e propozuar Nacionale për siguri kibernetike deri në vitin 2027 janë ndarë në pesë shtylla: strukturë e qartë dhe e qëndrueshme për menaxhim me sigurinë kibernetike, siguri dhe rezistencë të subjekteve të rëndësishme dhe thelbësore, rrjetet dhe sistemet e informacionit dhe komunikimit, një shoqëri rezistente ndaj ligjit, minimizim i ndikimit të incidenteve në hapësirën kibernetike dhe bashkëpunimin nacional dhe ndërkombëtar. Lidhur me propozim strategjinë nacionale të ITK-së deri në vitin 2030, ajo ka për qëllim të vendosë bazë për digjitalizimin e shoqërisë e cila direkt do të ndikojë ndaj cilësisë së jetës së qytetarëve, ndërsa shteti të pozicionohet  si më i mirë në Ballkanin Perëndimor sipas Indeksit për ekonomi dhe shoqëri digjitale (DESI)", citohet në kumtesë.

Propozim-strategjitë i kanë prezantuar përfaqësuesit e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të cilët kanë marrë pjesë në përpunimin e tyre, ndërsa anëtarët e Këshillit Nacional për Transformim Digjital dhanë sugjerimet dhe propozimet e tyre. sa/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR