• e premte, 05 dhjetor 2025

Seancë e Këshillit Gjyqësor, në rend të ditës është miratimi i programit për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029

Seancë  e Këshillit Gjyqësor, në rend të ditës është miratimi i programit për parandalimin dhe ndjekjen  e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029

 Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 532-të, në rend dite të të cilit janë disa pika, mes të cilave edhe miratimi i programit dhe planit të veprimit për parandalimin dhe ndjekjen e korrupsionit në gjyqësor 2026-2029.

 Në rendin e ditës të seancës së sotme të Këshillit Gjyqësor është edhe miratimi i Raportit për vlerësimin e jashtëzakonshëm të zbatuar të kandidatëve për gjykatës të Gjykatës së Apelit Shtip, veprimi pas vendimeve të Këshillit për vendosje për ankesat në Gjykatën Supreme dhe formimi i komisioneve raportuese pas kërkesave të paraqitura për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR