• e premte, 05 dhjetor 2025

Seancë e Këshillit buxhetor të Kuvendit

Seancë e Këshillit buxhetor të Kuvendit

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Në Kuvend sot është mbajtur seanca e Këshillit Buxhetor, në të cilën është votuar vendimi për dhënien e pëlqimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Kuvendit për vitin 2023, të iniciuar me kërkesë të Ministrisë së Financave në kuadër të ribalancimit të buxhetit për vitin 2023.

Sipas vendimit, Ministria e Financave njoftohet se Kuvendit ka nevojë për rritje prej 95.500 milionë denarë, pjesa më e madhe e të cilave është rritja e pagave të punëtorëve për 10% dhe 124 zyrtarëve për 78%, edhe në bazë të pikave tjera ka rënie të buxhetit të Kuvendit për 19.500 milionë denarë.

Këshilli Buxhetor miratoi Planin Strategjik të Kuvendit për periudhën 2024-2028, ndërsa deputetët dhanë pëlqimin e tyre edhe për planin e punësimit në shërbimin e punësimit për vitin 2024. Për vitin e ardhshëm janë planifikuar 31 punësime të reja dhe 37 avancime, 15 punonjës do të dalin në pension ndërsa 28 vende të tjera lirohen për arsye të tjera. Nga viti 2018 deri në vitin 2022 në shërbimin parlamentar janë realizuar 90 avancime, ndërsa për këtë vit janë planifikuar 25 të cilat ende nuk janë realizuar.

kuvendi i rmv-së është për të realizuar

Deputetët kanë marrë vendim edhe për propozim-buxhetin e Kuvendit për vitin 2024 në vlerë prej 905 milionë e 500 mijë denarë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR