• e hënë, 23 dhjetor 2024

Seancë e grupit punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për ndryshime kushtetuese

Seancë e grupit punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për ndryshime kushtetuese

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës sot pasdite në Qeveri e mban seancën e tretë.

Kryetarja e grupit punues dhe ish-gjyqtarja Margarita Caca Nikollovska para fillimit të takimit tha se do të vazhdojnë të punojnë në rishikimin e dispozitave të Rregullores së punës. Deri në miratimin e Rregullores, siç deklaroi, nuk do të mund të fillojnë të punojnë për çështjen thelbësore, sepse nga Rregullorja dalin shumë gjëra që duhet t'i kenë parasysh.

"Për kohën kur do të mbarojmë, nuk mund t'ju them as këtë. Ndonjëherë kur mendojmë se po ecën shumë shpejt, ndalemi diku dhe grupi është i madh, kështu që në kohën kur të gjithë thonë fjalën e tyre, koha fluturon. Megjithatë, sido që të jetë, jam i kënaqur që kemi filluar të punojmë për Rregulloren dhe shpresoj që një pjesë e punës të përfundojë së shpejti dhe më pas të fillojmë me atë që kemi si mandat, që është përgatitja e një draft-propozim, iniciativë për ndryshime kushtetuese në kuadër të asaj që është vendim i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe çfarë rezulton realisht nga kjo dhe formimi i këtij grupi nga tha Ministria e Drejtësisë, tha Nikollovska.

Lidhur me deklaratat nga Qeveria se presin që kjo propozim-iniciativë të dorëzohet në Kuvend deri në fund të muajit maj, Nikollovska theksoi se nuk dëshiron të kalkulojë me kohë, sepse siç theksoi ajo, nuk dihet se kur dhe si do të zhvillohen punët.

"Fakti është se edhe ne duam që kjo punë të përfundojë sa më shpejt. Megjithatë, si t'ju them, të gjitha ato gjëra nuk varen vetëm nga ne. Ka një numër anëtarësh siç ju thashë. Ata kanë detyrimet e tyre të kryera paraprakisht. Disa nga ato detyrime mund të shtyhen, disa nuk mund të shtyhen dhe në një drejtim të tillë nuk mund të them. Mirëpo, është dëshira e të gjithëve që sa më shpejt të prezantohet drafti, le të themi, vendimet, gjegjësisht draft-ndryshimet që ne mendojmë se duhet të zbatohen, dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, argumentet, sepse mendoj se opinioni ynë duhet të jetë shumë më thelbësor, shumë më elementar nga njëra anë, por nga ana tjetër t'i shpjegohet shumë mirë tema komplekse, për të kuptuar se cili është problemi aktual, cili është qëllimi strategjik dhe si duhet të punohet shumë në atë qëllim strategjik që të arrijmë atë që në një mënyrë të caktuar të gjithë e dëshirojmë, e ajo është hyrja në BE", tha Nikollovska.

Në pyetjen e një gazetari nëse amendamentet e propozuara do t'i dërgohen publikut dhe qytetarëve për t'u inspektuar, Nikollovska tha se është obligim i tyre t'i përgatisin dhe se Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për procedurën e mëtutjeshme.

Grupin punues për përgatitjen e propozimit për iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve, së bashku me bashkësitë tjera etnike, që është kusht për hapjen e grupimeve në procesin e negociatave me BE-në përbëhet nga 23 anëtarë, dhjetë prej të cilëve janë anëtarë të ekspertëve, dhjetë janë propozime të partive politike dhe tre anëtarë të institucioneve.

Në grup janë Cvetanka Ivanova nga LSDM, Arbër Ademi nga BDI, Remzi Mehmedi nga Aleanca e Shqiptarëve, Sonja Mirakovska nga NSDP, Nano Ruzhin nga LDP, Hrista Najdanov nga DOM, Temelko Risteski nga Partia e Pensionistëve, Rametula Kuqi nga PDSH, Eran KurtisH nga Partia Lëvizja e Turqve dhe Bejxhan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve.

Nga institucionet, Aleksandar Spasov është nga Zyra e Presidentit, Dragan Tilev nga Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Shpend Sadiki nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nga radhët e ekspertëve në grup janë Sali Murati - ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska - ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Polozhani - ish-gjyqtar kushtetues dhe profesor i së drejtës kushtetuese, Branko Naumovski - ish-kryetar i Gjykat[s Kushtetuese, Jeton Shasivari - profesor në Universitetin e EJL-së, Ana Çupeska - profesoreshë në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë", Elena Mihailova Stratilati - profesoreshë në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë", Besa Arifi - profesoreshë në Universitetn e EJL-së, Jagoda Mitrevska - profesore në Universitetin Ndërkombëtar Sllav dhe Maria Pandevska - profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare. ls/

Foto; MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR