Savinjo do të nënshkruaj kontratë të re me Mançester Sitin
- Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola, deklaroi se Savinjo është i gatshëm të nënshkruaj kontratë të re me klubin.
- Post By Ramize Qamili
- 13:32, 29 shtator, 2025
Mançester, 29 shtator 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola, deklaroi se Savinjo është i gatshëm të nënshkruaj kontratë të re me klubin.
"Ishim shumë të sigurt se duhej ta mbanim... Ndoshta oferta nuk ishte mjaftueshëm e mirë për klubin. Por, në moshën e tij, ai luajti shumë sezonin e kaluar, mund të luajë në të dyja anët e fushës dhe ka shpejtësi të jashtëzakonshme. Ai është shumë i mirë", deklaroi Guardiola për mediat angleze.
Negociatat me brazilianin 21 vjeçar janë në fazë përparimtare. Pritet ai të qëndrojë në klub për një kohë të gjatë, pavarësisht interesimit nga Totenhemi.
Këtë sezon, Savinjo luajti pesë ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi një gol. rq/
Foto: EPA