• e hënë, 23 dhjetor 2024

SASHK në biseda në MF për pagat

SASHK në biseda në MF për pagat
Shkup, 4 prill 2022 (MIA) - Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) sonte janë në Ministrinë e Financave në biseda rreth kërkesave sindikaliste për rritje të pagave. "Sot do të punojmë në Ministrinë ku bëhet buxheti, presim shumë të mirë që do të ofrohet nga Qeveria përmes Ministrisë së Financave, shumë të cilën nuk do të mund ta refuzojmë. Do të thotë propozim konstruktiv, propozim që do ta ofrojmë te anëtarësia dhe si do të vendosë ajo. Tani është 18,4 për qind  dhe harmozim plotësues i pagës fillestare gjegjësisht paga minimale me marrëveshjet kolektive", deklaroi kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov para takimit në MF. Pas takimit të delegacionit të SASHK-ut në Qeveri të martën, kjo është përpjekje e re për plotësimin e kërkesës së Sindikatës për rritje të pagave gjegjësisht harmonizim  me pagën minimale në veprimtaritë arsimore dhe mbrojtjen  fëmijërore. Pas takimit të delegacionit të SASHK-ut të udhëhequr nga kryetari Jakim Nedellkov me Qeverinë më 29 mars, Sindikata njoftoi se nga 11 prilli të punësuarit në shkolla dhe kopshte do të mbajnë grevë të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Qeveria në kumtesë, sërish, theksoi se hapja e dialogut të vazhdueshëm "me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve sistematike dhe të qëndrueshme të cilat do të vendosin kornizë  e cila do ta mbrojë standardin dhe integritetin e kuadrit mësimor dhe me theks të pozitës fillestare lidhur me statusin social të të punësuarve në sistemin edukativ-arsimor si bazë për biseda të mëtutjeshme". SASHK kërkon rritje të pagave për 18,5 për qind gjegjësisht harmonizimin e tyre me pagën minimale e cila nga ky muaj rritet prej 15.200 në 18.000 denarë dhe paga minimale plotësuese të jetë bazë me të cilën do të shumëzohen koeficientët e kompleksitetit të vendeve të punës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR