• e diel, 22 dhjetor 2024

Sarajeva sot përsëri qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva sot përsëri qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Sarajevë, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Sarajeva sot përsëri ka arritur në krye të listës së qyteteve me ndotje më të madhe të ajrit, tregojnë të dhënat e portalit AirVisual, i cili grumbullon informacione nga stacionet matëse të vendeve të botës.

Përqendrimi i materieve helmuese në orët e mëngjesit është shënuar me indeks 235 dhe është në kategorinë që tregon në "ajër shumë i pashëndetshëm".

Por, përqendrimi i mikro grimcave nga pluhuri me shenjë PM 2,5 njëkohësisht ishte në kategorinë e shënuar si "e rrezikshme" për shëndetin sepse ishte 37 herë më e madhe se e lejuara.

Për shkak të këtyre të dhënave, në kryeqytetin e Bosnjës e Hercegovinës në fuqi janë masa paralajmëruese, të cilat gjithashtu duhet të nënkuptojnë ndalesë për qarkullim të automjeteve me motorë të vjetëruar, por këtë gati askush nuk e respekton. 

I dyti në listën e qyteteve me ajër më të ndotur sot është Lahori pakistanez ku indeksi i ndotjes është shënuar me indeks 222, përderisa në vendin e dytë është kryeqyteti serb Beograd. 

Qytet i cili sot në mëngjes kishte ajër më të pastër në botë është San Francisko amerikan, ku ky indeks ishte zero. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR