Sanohen dëmet pas motit të keq në Shtip
- Pas motit të keq që e ka përfshirë qytetin e Shtipit, në terren janë ekipet e ndërmarrjeve publike "Isar" dhe "Stipion", si dhe zjarrfikësit e Njësitit zjarrfikës. Po kullohet uji nga rruga e përmbytur dhe nga oborri i kishës "Shën Nikolla", si dhe nga oborri i kopshtit në lagjen Novosellë.
- Post By Melahat Baftija
- 16:56, 5 korrik, 2023
Shtip, 5 korrik 2023 (MIA) - Pas motit të keq që e ka përfshirë qytetin e Shtipit, në terren janë ekipet e ndërmarrjeve publike "Isar" dhe "Stipion", si dhe zjarrfikësit e Njësitit zjarrfikës. Po kullohet uji nga rruga e përmbytur dhe nga oborri i kishës "Shën Nikolla", si dhe nga oborri i kopshtit në lagjen Novosellë.
Sekrtarja e Komunës së Shtipit, Vishna Shorova apelon, nëse qytetarët kanë ambiente të përmbytura të bodrumeve të paraqiten në Njësitin e zjarrfikësve Shtip, që të intervenojnë zjarrfikësit.
"Do të doja t'i inkurajoj qytetarët nëse kanë dëme pas motit të keq, që t'i paraqesin në arkivat e Komunës së Shtipit, pas së cilës Komisioni për vlerësim do të dalë në terren", tha Shorova në konferencën për shtyp.
Ajo theksoi se ekip të Armatës ka edhe në lagjen Duzlaçki rid. mb/
Foto: MIA