• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sanksionohen 118 shoferë në territorin e komunës së Strumicës

Sanksionohen 118 shoferë në territorin e komunës së Strumicës

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme në harkun kohor nga ora 16:30 minuta deri më 23:00 minuta Sektori për Çështje të Trafikut pranë Departamentit të Policisë së Uniformuar –Byroja për Siguri Publike dhe Njësiti Mobil për Siguri në Komunikacionin Rrugor realizuan kontrollim aksional në territorin e komunës së Strumicës për sankionimin e shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik.

MPB njofton se gjatë kontrollit janë sanksionuar 118 shoferë, prej tyre 35 për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për skadimin e afatit të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, nëntëmbëdhjetë masa për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt… Për të gjithë shoferët të cilët nuk kan respektuar rregullat janë shqiptuar gjoba përkatëse.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", njoftojnë nga MPB-ja. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR