• e premte, 28 qershor 2024

Sanksionohen 11 shoferë të dehur në territorin e SPB Tetovë

Sanksionohen 11 shoferë të dehur në territorin e SPB Tetovë

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Gjatë natës së kaluar në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 05:00 në territorin e SPB Tetovë është realizuar kontrollim aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit.Gjatë kontrollit janë sanksionuar 11 shoferë (TE-6 dhe GV-5), të cilët menjëherë janë përjashtuar nga trafiku dhe përkohësisht u janë sekuestruar patentë shoferët.

Gjatë kontrollit, siç informoi MPB me sanksione përkatëse janë sanksionuar edhe 11 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-7 dhe GV-4).

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafk të mos konsumohet alkool nëse ulen prapa timonit në automjet, për arsye se në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë personale si dhe sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR