Sanksione për 137 shoferë në Shkup
- Në aksionin e kontrollit të trafikut gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, njoftojnë sot nga MPB-ja.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:50, 1 shkurt, 2024

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Në aksionin e kontrollit të trafikut gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 masa, njoftojnë sot nga MPB-ja.
Ndër sanksionet e vendosura 25 janë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 14 për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tre sanksione për kalim në semfor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit...
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftojnë nga MPB-ja dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut. qa
Foto: Arkivi i MIA-s