• e enjte, 17 korrik 2025

Sane: Jam i lumtur që u bëra pjesë e Gallatasarajit

Sane: Jam i lumtur që u bëra pjesë e Gallatasarajit

Stamboll, 12 qershor 2025 (MIA) - Ish lojtari i Bajernit të Munihut, Leroj Sane ndau emocionet e tij pas transferimit te Gallatasaraji.

"Jam jashtëzakonisht i lumtur. Nuk mund ta përshkruaj lumturinë time. I dëgjoj tifozët, ndërsa tani është ndjenjë krejtësisht tjetër. Kam luajtur këtu më parë. Kishte atmosferë të jashtëzakonshme, mjedis të jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur që tani ata do të jenë pas meje, që do të luaj para tifozëve të Gallatasarajit", tha Sane.

Njëzet e nëntë vjeçari gjerman transferohet te Gallatasaraj si lojtar i lirë.

Klubi i Stambollit dje paralajmëroi përforcimin e saj të ri. rq/

Foto: Gallatasaraj FB

QËNDRONI TË LIDHUR