• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sançez në një bisedë me Ganc: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por vdekja e civilëve është e patolerueshme

Sançez në një bisedë me Ganc: Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por vdekja e civilëve është e patolerueshme

Dubai, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez foli sot me anëtarin e kabinetit ushtarak izraelit, Beni Ganc, në përpjekje për të zbutur tensionet mes dy vendeve pasi komentet e fundit të Sançezit zemëruan Izraelin, dy herë për një javë, raportuan mediat britanike.

Izraeli thirri dje ambasadorin e tij në Spanjë për konsultime në Jerusalem, pasi Sançez më herët tha se dyshonte në pajtueshmërinë e Izraelit me ligjin ndërkombëtar humanitar dhe përsëriti se veprimi ushtarak në Rripin e Gazës ishte i papranueshëm.

Shefi i Diplomacisë izraelite Eli Koen, dje tha se vërejtjet e Sançezit janë "të paturpshme".

Izraeli po vepron dhe do të vazhdojë të veprojë sipas ligjit ndërkombëtar”, u përgjigj dje Koen në një postim në X.

Sançez në bisedën e sotme telefonike i tha ministrit Ganc se Izraeli është “partner dhe mik i Spanjës”.

"Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga ky sulm terrorist, por unë kam thënë edhe një herë se Spanja e konsideron të patolerueshme vdekjen e civilëve në Gaza dhe se Izraeli duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar”, shkroi Sançez në rrjetin X. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR