• e hënë, 23 dhjetor 2024

Samiti i G-20 në Indi do të përfundojë pa njoftim të përbashkët, pozicione të kundërta rreth luftës në Ukrainë

Samiti i G-20 në Indi do të përfundojë pa njoftim të përbashkët, pozicione të kundërta rreth luftës në Ukrainë

Gandinagar, 18 korrik 2023 (MIA) - Samiti dyditor i krijuesve të politikës ekonomiko-financiare nga Grupi i 20 vendeve më të zhvilluara (G20) do të përfundojë sot në Indi pa një njoftim të përbashkët, për shkak të qëndrimeve të kundërta të fuqive të mëdha për luftën në Ukrainë, konfirmuan zyrtarët indianë që janë nikoqirët e atij takimi.

Gjatë presidencës së saj të samitit të G20, India shpresonte të arrinte një konsensus mbi reformat për bankat shumëpalëshe, të prezantonte parimet globale për kriptovalutat dhe të përshpejtonte zgjidhjen e krizës së borxhit të vendeve të varfra.

Megjithatë, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka hedhur një hije të madhe mbi proceset diplomatike globale.

Shumica e vendeve perëndimore, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën, po bëjnë presion për dënimin e ashpër të Rusisë për luftën në Ukrainë, ndërsa Rusia dhe Kina e kanë kundërshtuar një lëvizje të tillë, tha zyrtari anonim indian.

Si rezultat, India, si vend pritës, nuk arriti të përgatiste një komunikatë përfundimtare të pranueshme për të gjithë pjesëmarrësit e samitit, tha ky zyrtar indian. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR