• e hënë, 23 dhjetor 2024

Samiti BE-CELAK i kushtohet pushtimit rus në Ukrainë

Samiti BE-CELAK i kushtohet pushtimit rus në Ukrainë

Bruksel, 18 korrik 2023 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të BE-së dhe Bashkësia e shteteve nga Amerika Latine dhe Karaibet (CELAK) sot e kanë përfunduar mbledhjen e tyre të tretë, ku më së shumti kohë përkushtuan duke kërkuar formulacion për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Siç njoftojnë mediat e huaja, vendet-anëtare të BE-së donin që në deklaratën përfundimtare ta vendosin edhe dënimin më të ashpër për pushtimin rus në Ukrainë, por një pjesë e vendeve te CELAK ishin kundër.

"Thellë jemi të shqetësuar për luftën kundër Ukrainës, e cila vazhdon të shkaktojë vuajtje të madhe njerëzore dhe e përkeqëson dobësitë aktuale të ekonomisë globale, e kufizon rritjen, e rrit inflacionin, i prish sinxhirët er furnizimit, e rrit pasigurinë energjetike dhe ushqimore dhe rrezikun për stabilitet financiar", thuhet në deklaratë.

Në fund ka fusnotë se të gjitha vendet e kanë përkrahur, me përjashtim të një vendi për shkak të mosmarrëveshjes me një qëndrim.

Me instistim të vendeve nga CELAK, deklarata përfshin formulacion me të cilën dënohet "tregtia transatlantike me skllevër", e cila shkakton "vuajtje për milionë burra, gra dhe fëmijë".

Në periudhën prej shekullit 15 deri shekullin 19, 12,5 milionë njerëz nga Afrika janë rrëmbyer dhe transportuar me anije evropiane në Amerikën Latine. Portugalia, e cila i ka transportuar në Brazil, ka qenë përgjegjëse për rreth gjashtë milionë skllevër.

CELAK është bllok rajonal, i themeluar në vitin 2010, i cili bashkon 33 vende nga Amerikan Latine dhe Karaibet. Qëllimi i tij është të bashkohen këto vende për shkak të përforcimit të dialogut politik dhe integrimit sociale dhe kulturor të rajonit, ta përmirësojë cilësinë e jetesës dhe ta stimulojë rritjen ekonomike në rajon. Në ato vende jetojnë rreth 600 milionë njerëz. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR