• e premte, 05 dhjetor 2025

Sallatë me fasule dhe speca të tharë

Sallatë me fasule dhe speca të tharë

Sllata me kombinimin e saj unik të shijeve dhe teksturave, është simbol i kuzhinës tradicionale dhe zgjedhje perfekte për çdo tryezë.

Përbërësit:

300 gram fasule

1 qepë

2 thelpinj hudhër

3 speca të kuq të tharë

100 ml vaj

kripë sipas shijes

Përgatitja:

Qëroni dhe pritni dy thelpinj hudhre dhe shtoni kripë. Merrni shtypni qepën dhe shtoni kripë. Ziejini fasulet së bashku me specat e tharë dhe qepën. Kur të zihen, hiqni specat dhe shtojini te qepa e shtypur. Qëroni specat e tharë të zier me lugë dhe shtypini. Kullojini fasulet në mënyrë që të mos ketë ujë brenda dhe shtojini te specat e shtypur. Shtypni edhe fasulet. Ngrohni vajin dhe më pas skuqni përbërjen. Përziejini shpejt derisa vaji është i nxehtë në mënyrë që të bashkohet me fasulen.

 

Foto: Freepik

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR