Sallatë e shijshme me patate të pjekura
- Post By Sadete Nebi
- 10:47, 5 shkurt, 2026
Sallata me patate të pjekura do t'i befasojë të gjithë, kurse qepa eme ngjyrl vjollë do ta bëjë atë edhe më të bukur.
Përbërësit:
600 gramë patate të madhësisë së mesme
4 lugë gjelle vaj
18 gramë erëza për patate
3 lugë uthull vere
1 lugë gjelle mustardë dhe piper të zi
1 qepë me ngjyrë vjollcë
qep të njoma
Përgatitja:
Lani mirë patatet, thajini dhe pritini në feta me trashësi rreth 2 mm. Skuqni patatet në tigan me vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. Nxirrni patatet, shtoni uthullën, mustardën dhe piperin në salcën e patateve, përzieni dhe hidhini sipër patateve. Shtoni qepën e prerë dhe përzieni butësisht gjithçka së bashku. Hidhni sallatës qepë të njoma dhe lëreni të qëndrojë për rreth 15 minuta. Shërbejeni të nxehtë si pjatë kryesore ose me peshk ose mish të skuqur.
Këshillë:
Piqni patatet dy herë që të gatuhen më mirë dhe më lehtë.
Foto: Freepik