• e diel, 30 qershor 2024

Sallah u rikuperua nga lëndimi, do të luajë në derbin me Mançester Sitin

Sallah u rikuperua nga lëndimi, do të luajë në derbin me Mançester Sitin

Liverpul, 7 mars 2024 (MIA) - Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Sallah u rikuperua nga lëndimi, informoi trajneri i "Të kuqve", Jirgen Klop. 

"Ai është me neve. Sallah trajnon tani dy ditë dhe është plotë me energji. Të shohim. Por është shkëlqyeshëm që u kthye. Kjo është shumë mirë. Siç mund të shihni, ai është i lumtur", deklaroi Klop për "Sky Sports".

Sallah u lëndua më 18 janar në ndeshjen mes Egjiptit dhe Ganës (2:2) në Kupën e Kombeve afrikane. Më 17 shkurt ka luajtur në ndeshjen mes Liverpulit dhe Brentfordit (4:1) në Premier ligë, por u lëndua përsëri.

Ejgiptasi (31) ka shënuar 19 gola dhe ka 10 asistime në 28 paraqitje për Liverpulin këtë sezon.

Liverpuli më 10 mars si nikoqir do të luajë kundër Mançester Sitit në xhiron e 28-të të Premier Ligës. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR