• e mërkurë, 03 korrik 2024

Sallah autor i arritjes unikate në Premier Ligë

Sallah autor i arritjes unikate në Premier Ligë

Londër, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Sulmuesi i Liverpulit, Mohamed Salah shënoi gol në ndeshjen me Arsenalin në xhiron e 18-të të Premier Ligës. Ai e barazoi rezultatin në minutën e 29-të dhe me këtë rast e shënoi golin e 10-të kundër londinezëve në karrierë.

Ai është lojtari i vetëm në historinë e ligës, i cili ka shënuar 10+ gola kundër Arsenalit, Mançester Sitit (11) dhe Mançester Junajted.

Sallah u regjistrua edhe në listën e 10 golashënuesve më të mirë në Premier Ligë, duke e kaluar Majkëll Ovenin, i cili karrierën e përfundoi me 150 gola. Egjiptasi (31) ka shënuar 151 gola në Premier Ligë deri tani. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR