Sallë e re sportive në SHF "Dimitar Pop Berovski" në lagjen Hrom
- Me sallë të re sportive bëhet shkolla fillore rajonale "Dimitar Pop Georgiev - Berovski" në lagjen e Shkupit Hrom. Gjatë kontrollit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore morën pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska dhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:35, 24 shtator, 2025
Shkup, 24 shtator 2025 (MIA) - Me sallë të re sportive bëhet shkolla fillore rajonale "Dimitar Pop Georgiev - Berovski" në lagjen e Shkupit Hrom. Gjatë kontrollit të sotëm të aktiviteteve ndërtimore morën pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska dhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski.
"Fillimisht dua t’i uroj kryetarit të komunës që për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër ky objekt mori pamjen përfundimtare dhe shumë shpejt prej sot nxënësit e kësaj shkolle do ta shfrytëzojnë. Dhe do të dëshiroja sa më shumë objekte të tilla të cilat do të mund t’i shfrytëzojnë më të dashurit tanë, të merren me sport sepse përmes sportit forcohet edhe fryma, e kur të mësoni ta forconi frymën në mënyrë fisnike, ajo do t’ju shoqërojë deri në fund të jetës. Dhe në vend që të merreni me pasione të ulëta, ju do të përballeni me sfida fisnike. Është e qartë, jeta është plot sfida dhe ato sfida është e rëndësishme t’i tejkaloni me ndershmëri, e jo të ndiqni rrugë të pahijshme të cilat më vonë në jetë do t’ju çojnë në një drejtim të gabuar si individ", tha kryeministri.
Ai theksoi se sallat e këtilla sportive janë shumë të rëndësishme dhe mbështetje absolute kanë edhe tani, por do të kenë edhe në të ardhmen.
"Përgëzoj edhe Ministrinë e Arsimit për gjithçka që ka bërë gjatë kësaj periudhe dhe shumë e rëndësishme është ajo sinergji, sidomos në arsim, sepse Komuna dhe Ministria e Arsimit duhet ta plotësojnë njëra-tjetrën dhe t’u përgjigjen nevojave të më të dashurve tanë, fëmijëve. Gjithashtu, dua të falënderoj edhe deputetët që vijnë nga ky rajon, këshilltarët, administratën e Komunës së Gjorçe Petrovit që e mbështet me frymëzim punën dhe agjendën ambicioze të kryetarit të komunës. Në fakt, këtë e tregojnë edhe hulumtimet e opinionit publik. Ishim dëshmitarë para pak ditësh të një opinioni të tillë, pikërisht këtu për Komunën e Gjorçe Petrovit, ku pothuajse është e sigurt se banorët e Komunës së Gjorçe Petrovit e kanë njohur shumë qartë agjendën ambicioze të kryetarit të komunës dhe vazhdojnë ta mbështesin dhe jam i bindur se edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar ai do të bëjë shumë, njësoj si në mandatin e tij të parë, duke frymëzuar qytetarët dhe duke përmirësuar kushtet e tyre të jetesës", theksoi kryeministri.

Ai tha se kryetari i tanishëm i Komunës shpesh është modest dhe nuk dëshiron të tregojë se në çfarë gjendje ishte Komuna në fillim.
"Nga një minus i rëndë, nga një bilanc thellësisht negativ, arriti ta shpëtojë nga falimentimi, duke bërë që sot të mund të realizohen projekte zhvillimore të këtij lloji. Ne si Qeveri, si në thirrjen e parë ashtu edhe në të dytën, kemi financuar projekte këtu në Komunën e Gjorçe Petrovit, nëse nuk gaboj, rreth 6-7 milionë euro. Kështu do të vazhdojmë edhe në periudhën që vijon", potencoi kryeministri.
Ministrja janevska në deklaratë për mediumet tha se komuna Gjorçe Petrov mbetet në fokusin investues të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Planifikohet sigurimi i kushteve për mësim në një ndërrim edhe në shkollat e tjera të komunës.

"Së bashku me pushtetin lokal, përkatësisht Komunën, vazhdojmë të investojmë edhe në objekte të tjera, ashtu siç do të vendosë që Komuna se ka nevojë, por, ajo që është në ingerenca të Ministrisë", theksoi Janevska.
Kryetari Stojkoski tha se bëhet fjalë për projekt që mbi 10 vite e kanë pritur banorët e lagjes Hrom.
"Projekt i mafh, gëzim i madh për këtë pjesë të Gjorçe Petrovit", theksoi kryetari i Komunës.

Stojkoski sqaroi se pjesa më e madhe e projektit ka përfunduar, nevojiten vetëm të prëfundojnë kyçjet për kanalizim dhe për ujësjellës.
Ai paralajmëroi edhe projekte tët jera, tha se nuk do të ndalojnë këtu, por do të vazhdojnë me ndërtimin e objekteve të reja. ab/
Foto: МIА
Video: Qeveria