• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Salivan: NATO kërkon nga Hungaria ta ratifikojë pranimin e Suedisë, ndërkaq që durimi i Uashingtonit ka kufi

Salivan: NATO kërkon nga Hungaria ta ratifikojë pranimin e Suedisë, ndërkaq që durimi i Uashingtonit ka kufi

Bruksel, 7 shkurt 2024 (MIA) - Këshilltari amerikan për siguri nacionale, Xhejk Salivan deklaroi në Bruksel se ai dhe kolegët e tij nga NATO-ja sot e paralajmëruan Hungarinë të mos e shtyjë dakordimin për anëtarësim të Suedisë në këtë aleancë ushtarake, ndërkaq paralajmëroi edhe se durimi i Uashingtonit ka kufi.

Anëtarët e partisë Fides e kryeministrit hungarez Viktor Orban, e cila e ka shumicën parlamentare në vend, të hënën e bojkotuan mbledhjen urgjente të Kuvendit nacional ku duhej të votohej për pranim të Suedisë në Aleancën veriatlantike.

Për anëtarësim duhet të deklarohet secila anëtare e NATO-s, dhe të gjitha u dakorduan - përveç Hungarisë, prandaj bojkoti i partisë Fides e vazhdoi shtyrjen 18-muajshe të vendimit, që i hidhëroi aleatët e vendit.

Nëse ndërkohë nuk thirret edhe një mbledhje urgjente e parlamentit hungarez me temë të ratifimimit të pranimit të Suedisë në NATO, Parlamenti në Budapest do të mbajë mbledhje të rregullt më 26 shkurt.

Nga korriku i vitit 2022, kur deri atëherë Suedia neutrale, nën ndikim të invazionit rus në Ukrainë, aplikoi për anëtarësim në NATO, Fides e frenon proceisn e inkuadrimit, duke pohuar se politikanët suedezë thonë "gënjeshtra të paturpshme" për gjendjen e dmeorkacisë në Hungari. Partia insiston që kryeministri i Suedisë së pari të vijë në Hungari, e më pas të votohet për anëtarësimin e saj në Aleancë.

Salivan tha se ai dhe kolegët e tij ia bënë me dije Hungarisë se "është çështje kredibiliteti dhe obligimi për t'i ndërmarrë hapat e domosdoshëm" për përfundim të procedurës parlamentare për ratifikim të pranimit të Suedisë në Aleancë.

Funksionari amerikan tha se qëllimi i tij nuk është "të qëndrojë këtu sot dhe të kërcënojë apo spekulojë për hapat" që do t'i ndërmarrë SHBA-ja, por shtoi: "Kuptohet, durimi ynë rreth kësaj çështjeje nuk mund të jetë pa kufi".

"SHBA-ja do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes këtë, por shpresojmë se në tëa rdhmen e afërt do të ketë zgjidhje konstruktive për këtë kontest", shtoi Salivan. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR