• e premte, 11 tetor 2024

Salivan javën e ardhshme për vizitë në Kinë

Salivan javën e ardhshme për vizitë në Kinë

Uashington, 23 gusht 2024 (MIA) – Këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhejk Salivan, javën e ardhshme do ta vizitojë Kinën që të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Vang Ji, njoftoi sot portali Aksios, duke iu referuar tre burimeve.

Pritet që Salivan dhe Ji të bisedojnë për takimin potencial mes presidentit amerikan Xhozef Bajden dhe presidentin kinez Si Xhinping më vonë këtë vit. 

Aksios njoftoi se vizita e Salivan më 27 dhe 29 gusht vjen në kohën kur në SHBA, kandidatja demokratike për presidente Kamalla Harris dhe kandidati republikan Donald Tramp morën qëndrime të ashpra për Kinën, veçanërisht për doganat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR