Sali - Ortiz: Thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për procesin e integrimit evropian
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, ku janë shqyrtuar marrëdhëniet e ngushta dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë politikën evropiane, ekonominë, arsimin dhe kulturën.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:02, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, ku janë shqyrtuar marrëdhëniet e ngushta dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë politikën evropiane, ekonominë, arsimin dhe kulturën.

Theks i veçantë, siç informojnë nga Ministria për Çështje Evropiane, u vu mbi procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e avancimit të reformave të brendshme dhe përmbushjes së kritereve evropiane.
Në takim u trajtua gjithashtu agjenda reformuese në zhvillim, e cila synon përforcimin e institucioneve, transparencën dhe përmirësimin e klimës investuese, duke e vendosur vendin më pranë standardeve të Bashkimit Evropian.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet strategjike midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Spanjës.
Foto: Kabineti i ministrit për Çështje Evropiane