• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sali: Nuk e di se kush do të jetë pasardhësi im dhe nëse ka diçka definitive

Sali: Nuk e di se kush do të jetë pasardhësi im dhe nëse ka diçka definitive

Shkup, 6 shkurt 2023 (MIA) - Nuk e di se kush do të jetë pasardhësi im dhe nëse ka diçka përfundimtare. Sinqerisht, nuk jam në rrjedha. Nuk e kam ndjekur asnjëherë politikën ditore, sepse kemi shumë angazhime në Ministrinë e Shëndetësisë. Po mundohem që sa të jem këtu deri në ditën e fundit ta përmbush misionin tim me premtimet e mia që i kam bërë para publikut dhe në bashkëpunim me gazetarët, theksoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, kuadër nga radhët e Alternativës, në lidhje me pretendimet e mediave se Aleanca për Shqiptarët për të hyrë në Qeveri është duke negociuar për këtë dikaster.

Nuk e di, theksoi Sali, nëse kanë hequr dorë përfundimisht nga emri, megjithatë japin mundësinë nëse emri Bekim Sali është pengesë, kemi emra të tjerë që mund ta drejtojnë këtë departament, por jo me çdo kusht.

Duhet të definiohen gjërat, nëse prioritet është individi apo politika, tha ministri Sali gjatë vizitës në Spitalin klinik të Tetovës me rastin e promovimit të pajisjeve të reja mjekësore në vlerë prej 3.2 milionë eurove.

Siç tha ai, nuk beson se sot është ngjarja e tij e fundit publike si ministër dhe paralajmëron se gjatë kësaj jave sigurisht do t'i promovojnë të gjitha qendrat që kanë marrë pajisje nga bashkëpunimi me Bankën Botërore.

"Do të shihemi të paktën edhe pesë herë, ndërsa për më tej do të shihemi", theksoi Sali 

Ai deklaroi se misioni i tyre është funksionalizimi, me qëllim të decentralizimit të shërbimeve shëndetësore nga Qendra klinike në spitalet e tjera rajonale apo spitalet e qytetit.

"Një vit në këtë pozicion, mendoj se ka mjaft për të thënë për atë që kemi bërë. Në shëndetësi edhe për dhjetë vjet të jesh ministër nuk do të arrini deri në fund. Për shkak të specifikave të kujdesit shëndetësor, nuk do të arrini në misionin përfundimtar, por është shumë e rëndësishme ajo që thoni publikisht, ta ruani dhe të punoni drejt saj. Të gjithë drejtorët e institucioneve publike shëndetësore janë të azhurnuar me mënyrën se si ne punojmë dhe në çdo gjë që i mbështesim ato dhe si  i funksionaliozojmë përmes ISHP-ve, ndryshe nga dikur kur mbylleshin departamente të caktuara dhe funksiononin disa reparte nëpër spitale. Misioni ynë është funksionalizimi, me qëllim të decentralizimit të shërbimeve shëndetësore nga Qendra klinike në spitalet e tjera rajonale apo spitalet e qytetit", tha ai.

Në pyetjen e një gazetarëve, pavarësisht se kush do të marrë poste ministrore, a do të mbetet Alternativa në Qeveri, ministri Sali tha se kjo është çështje e politikës së lartë që nuk është pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR