Sali në Fejsbuk: Në seancën e sotme të Qeverisë jam emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë
- - Në seancën e sotme të Qeverisë jam emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.Ky emërim për mua nuk është thjesht një funksion apo titull, por një barrë e madhe besimi dhe një obligim moral dhe kombëtar për të qenë në shërbim të secilit qytetar, pa dallim, deri në realizimin e plotë të projekteve që janë jetike për të gjithë qytetarët, shkroi në profilin e tij në Fejbuk ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali.
- Post By Fitore Curri
- 18:54, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Në seancën e sotme të Qeverisë jam emëruar në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë.Ky emërim për mua nuk është thjesht një funksion apo titull, por një barrë e madhe besimi dhe një obligim moral dhe kombëtar për të qenë në shërbim të secilit qytetar, pa dallim, deri në realizimin e plotë të projekteve që janë jetike për të gjithë qytetarët, shkroi në profilin e tij në Fejbuk ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali.
"Kjo Qeveri, për gati dy vjet, ka dëshmuar se kur ka vullnet dhe përkushtim, ka edhe rezultate. Punësimi dhe avancimi i mijëra të rinjve e të rejave, ndarja e mjeteve për ndërtimin e Kampusit të Universitetit 'Nënë Tereza', mbështetja financiare për çdo komunë, zgjidhja e çështjes së Medresesë, rritja dhe zhvillimi ekonomik – janë vepra konkrete që flasin më shumë se fjalët. Por, rruga përpara nesh është ende e gjatë. Kemi shumë projekte për të realizuar dhe sfida për të përballuar. Koha nuk pret. Prandaj do të punojmë me zell, përkushtim dhe motiv të lartë, që çdo premtim i dhënë para qytetarëve të shndërrohet në punë konkrete dhe rezultate të prekshme", qëndron në publikimin e Sali.

Me besim në Zotin, në njerëzit tanë dhe në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku, shtohet në statusin e Salit në Fejsbuk, uroj që puna jonë të jetë e mbarë dhe që në fund të kësaj rruge të dalim faqebardhë para qytetarëve dhe para historisë. fc/
Foto: Fejsbuku i Bekim Sali