• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sali: Betejën po e bëjmë për deputetin e tretë në Njësinë e parë zgjedhore

Sali: Betejën po e bëjmë për deputetin e tretë në Njësinë e parë zgjedhore

Shkup, 7 prill 2024 (MIA)- Bekim Sali nga partia Alternativa ka deklaruar për gazetën Lajm se gjërat kanë ndryshuar në zonën e parë zgjedhore, ku ai është i renditur i dyti në listë dhe se tani kjo zonë është bastion i VLEN-it.

“Aty tani për tani betejën po e bëjmë për kandidatin e tretë e cila është nga zona e Sarajit. Një përkujtim të vogël dua ta bëj se në vitin 2020 ku ishim në koalicion me ASH-në kishim nxjerr rezultat të barabartë me BDI-në sa i përket deputetëve dhe kur e themi tani bastionin e vjetër e kemi të qartë se një shkëputje e madhe e trupit votues me automatizëm flet edhe për ndryshim të rezultatit”, tha Sali.

Ai u pyet edhe për bashkimin e rivalëve të dikurshëm të përbetuar në një koalicion, BDI dhe ASH e Selës.

“Ata në mënyrë shumë artificiale mundojnë ta funksionalizojnë atë koalicion. Por, sovrani, votuesi i kujtohen të gjitha akuzat që janë bërë për njëri tjetrin, për fat të keq paturpësisht i shohim bashkë duke ngritur duart, përshëndetur njëri tjetrin, duke menduar se ky është një film i cili mund të fshihet e kaluara dhe prej sot fillojmë një episode të re të skenës politike”, deklaroi Sali.

Ai u shpreh i bindur se më 24 prill dhe me 8 maj, sovrani do ta shpreh me dallim të madh pëlqimin e ndryshimeve.

QËNDRONI TË LIDHUR