• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sali: Çdo ditë rrisim kapacitetin për testim për KOVID-19

Sali: Çdo ditë rrisim kapacitetin për testim për KOVID-19
Shkup, 31 korrik 2022 (MIA) - Çdo ditë e ndjekim numrin e personave për testim për KOVID-19 në institucionet publike dhe rrisim kapacitetin e testimit, respektivisht adaptohemi në dy ose tre ditë aq sa ka nevojë për testim. Ju siguroj se përqindja e testimeve në shëndetësinë private dhe publike po rritet çdo ditë në pjesën publike, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sonte gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel. Ai thekson se pacientët që kanë nevojë për test për KOVID në Shkup nëse sot kërkojnë të testohen do të bëjnë test të shpejtë të njëjtën ditë, ndërsa PCR ditën tjetër. Pritje me ditë për testim, tha ai, ndoshta ndodhë në qytete më të vogla ku nuk ka teste PCR dhe ata detyrohen të udhëtojnë në vend tjetër. Sali theksoi se nuk sheh ndonjë arsye për mosrealizim të planit për pesë ambulantat për kovid të paralajmëruara në territorin e Shkupit, për çka thotë se janë në komunikim me të gjithë mjekët. “Në momentin kur do të arrijmë në fazën të kemi nevojë të aktivizimit të atyre kovid ambulantave si sistem jemi të gatshëm për ato pesë në fazën e parë në nivel të Shkupit, lokacionet dihen... Këtu do të kemi testim të shpejtë menjëherë, pa caktuar termin, laborator dhe eventualisht udhëzim të shpejtë menjëherë për rëntgen në mushkëri nëse e kërkon pasqyra klinike”, tha Sali, duke theksuar se dy nga tre shoqatat e mjekëve amë kanë konfirmuar se e mbështesin iniciativën. Në vijën e kësaj vale që po hyjmë, theksoi ai, posedimi i pesë qendrave ku pacientët do të marrin me kohë diagnozën dhe rezultatet dhe trajtimin do të kontribuojë në mbrojtjen e popullatës tjetër që nuk është e infektuar. Qytetarët, thotë ai, duhet të jenë të sigurt se në repartet tona infektive ka sasi të mjaftueshme të ilaçeve që nevojiten nga terapitë më moderne që praktikohen. Sali nënvizoi se shteti disponon me 350 mijë doza vaksinash për mbrojtje nga kovidi me afat kohor deri në tetor dhe përsëriti apelin që qytetarët të vaksinohen dhe të mbrohen në kohë.

QËNDRONI TË LIDHUR