• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sakelaropulu: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, terminali LNG në Aleksandropulos i rëndësishëm për rajonin

Sakelaropulu: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, terminali LNG në Aleksandropulos i rëndësishëm për rajonin

Beograd, 27 mars 2023 (MIA) - Presdientja greke, Katerina Sakelaropulu, në prag të vizitës në Beograd deklaroi se qëndrimi i vendit të saj, i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njejtë, pa tendencë për të ndryshuar. Ajo porositi edhe se terminali LNG në Aleksandropulos, që do të lëshohet në prëdorim nga fundi i vitit, do t'u ndihmojë Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Rumanisë e madje edhe Ukrainës, ta ulin dhe ta eliminojnë varshmërinë nga gazi natyror rus, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Qëndrimi i Greqisë, një prej anëtareve të rralla të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njejtë. Në të njejtën kohë, Greqia, krahas qëndrimit të niohur për statusin  Kosovës dhe besnike e politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjekë qasje pragmatike dhe konstruktive, si dhe hapë të përgjithshëm drejt integrimit në BE të tërë rjaonit, që është edhe qëllim strategjik i yni", deklaroi Sakelaropulu.

Ajo tha se "integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet-anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët nga Ballkani Perëndimor.

"ky është qëndrim që Greqia e mban vazhdimisht dhe e promovon me dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor", tha Sakelaropulu.

Presidentja e Greqisë e përshëndeti përparimin e arritur në dy takimet mes Beogradit dhe Prishtinë në Bruksel dhe në Ohër me marrëveshjen dhe aneksin për implementim.

"Greqia është e gatshme t'i mbështesë edhe Beogradin edhe Prishtinën në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre dhe të kontribuojë në përpjekjet ndërkombëtare për përmirësim të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të njerëzve në rajon", tha ajo.

Në prag të vizitës dyditëshe në Beograd, Sakelaropulu për gazetën "Politik" deklaroi se terminali LNG në Aleksandropulos, që ishte lëshuar në përdorim në fund të vitit, do t'u ndihmojë Serbisë, maqedonisë së veriut, Bullgarisë, Rumanisë e madje edhe Ukrainës ta ulin dhe eventualisht ta eliminojnë varshmërinë nga gazi natyror rus, dhe se do të hapë portë të re të diverzifikimit për furnizim me gaz natyror për fqinjët veriorë të Greqisë, të cilët kanë qasje të paktë apo kurfare drejt burimeve alternative dhe rutave për furnizim. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR