• e hënë, 23 dhjetor 2024

Safadi: Netanjahu po përpiqet që fokusin nga Gaza ta zhvendosë në konflikt me Iranin

Safadi: Netanjahu po përpiqet  që fokusin nga Gaza ta zhvendosë në  konflikt me Iranin

 Aman, 16 prill 2024 (MIA)  - Shefi i diplomacisë jordaneze, Ajman Safadi sot deklaroi se bashkësia ndërkombëtare duhet ta pengojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu që ta kthejë vëmendjen e botës nga Rripi i Gazës në konfliktin izraelito-iranian.

Në një deklaratë për mediat gjatë një konference të përbashkët me homologen e tij gjermane Analena Berbok, Safadi tha se Irani iu përgjigj sulmit ndaj konsullatës së tij në Damask", shkruan "Tajms of Izrael". 

 "Ne jemi kundër përshkallëzimit. Netanjahu dëshiron të largojë vëmendjen nga Gaza dhe të zhvendosë fokusin në Iran", tha Safadi.

Forcat ajrore jordaneze përgjuan gjatë sulmit iranian ndaj Izraelit, të shtunën në mbrëmje, hasën dhjetëra dronë iranianë në hapësirën e saj ajrore,  duke shpjeguar, një ditë më vonë, se e bëri këtë për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj. 

 Jordania, gjithashtu,  lejoi  aeroplanët luftarakë izraelitë të hyjnë në hapësirën e saj ajrore për të rrëzuar raketat që vinin, në ç'rast  që gjuetarët e dy vendeve ishin koordinuar nga ushtria amerikane, që besohet të jetë hera e parë që Izraeli dhe Jordania të luftojnë në të njëjtën anë.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR