• e premte, 22 nëntor 2024

Safadi: Netanjahu duhet të përballet me pasoja reale

Safadi: Netanjahu duhet të përballet me pasoja reale

Aman, 7 maj 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu duhet të përballet me pasoja të vërteta, deklaroi ministri jordanez i punëve të jashtme, Ajman Safadi dhe kërkoi "veprim urgjent dhe të fuqishëm" nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. 

Ai në rrjetin social Iks bëri thirrje që të "parandalohet edhe një masakër" në Rafa. 

Safadi paralajmëroi se qeveria izraelite e ka ndërmarrë vendkalimin Rafa dhe e ka mbyllur për ndihmë humanitare për popullatën e uritur në Rripin e Gazës "në vend që tu japë mundësi bisedimeve për armëpushim dhe lirimin e pengjeve". 

Safadi sot më parë e akuzoi Netanjahun se e rrezikon arritjen e marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit me bombardimin e qytetit Rafa në jug të Rripit të Gazës. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR