• e martë, 24 shtator 2024

Së shpejti një drejtor i të gjithë Qendrës klinike dhe bashkim i disa spitaleve me shtëpitë e shëndetit

Së shpejti një drejtor i të gjithë  Qendrës klinike dhe bashkim i disa spitaleve me shtëpitë e shëndetit

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot paralajmëroi se së shpejti do të ketë një drejtor në të gjithë Qendrën klinike, si dhe se disa spitale do të bashkohen me shtëpitë e shëndetit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të mikroskopit të ri në Klinikën Okuliste shtetërore, Taravari përkujtoi se kur ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2017 ka shkarkuar  rreth 30 drejtorë ekonomikë. Të pashkarkuar kanë mbetur edhe 10 deri në 15.

Sipas Taravarit, ka analizë të qartë sa para kanë kushtuar këshilltarët e vjetër të rinj,të cilët paraprakisht kanë qenë drejtorë ekonomikë.

"Një drejtor ka marrë përafërsisht një rrogë rreth 1.500 euro, kështu që bëni llogaritë. Por së shpejti do të jetë një drejtor i gjithë Qendrës klinike dhe disa spitale do të bashkohen me qendrat shëndetësore. Mendoj se shuma është e konsiderueshme dhe me ato para, nëse e merr dikush që mund të jetë përgjegjës në administrimin e Klinikës, jo drejtor, do të paguanim për më shumë investime në shëndetësi, pajisje të reja, ndërtesa të reja, renovim të klinikave dhe institucioneve publike shëndetësore.. Ky ishte qëllimi, nuk është më ai synim. Dhe në vitin 2017, kur isha ministër i Shëndetësisë, me siguri kam shkarkuar rreth 30 drejtorë, 10 - 15 kanë mbetur të pashkarikuar", theksoi Taravari. mb/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR