• e premte, 05 dhjetor 2025

Së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje e re e harmonizuar për njohje reciproke të patentë shoferëve mes RMV-së dhe Italisë

Së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje e re e harmonizuar për njohje reciproke të patentë shoferëve mes RMV-së dhe Italisë

Dibër, 27 maj 2025 (MIA) - Shërbimet kompetente në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kontakt me shërbimet policore adekuate në Itali, intensivisht punojnë në përgatitjen e një Marrëveshje të re dypalëshe për njohje reciproke të patentë shoferëve në të dy vendet, tha në pyetjen e MIA-s, Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër.

Ai shtoi se marrëveshja e mëparshme tashmë është vënë në fuqi dhe pritet që marrëveshja e re të harmonizohet plotësisht dhe sa më shpejt të nënshkruhet nga ministrat përkatës të të dyja vendeve.

Pyetja e MIA-s vijoi pas interesimit të madh të kurbetçarëve tanë në Itali.

"Jemi vërtet në vështirësi, mund të drejtojmë automjete me patentë të lëshuara nga Republika e Maqedonisë, por jo me ato të lëshuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse brenda një viti, pasi të jemi rezidentë në vend, nuk bëjmë ndryshim nga maqedonisht në italisht. Këtë nuk mund ta bëjmë sepse nuk ka marrëveshje të re dypalëshe për këtë", thonë mërgimtarët tanë.

Sipas tyre, shtetasit maqedonas që kalojnë tranzit nëpër Itali nuk e kanë problem përdorimin e patentë shoferit, por problemi lind kur aplikojnë për qëndrim. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR