• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Së paku tre të vdekur në ndërtesën që u rrëzua në Spanjë

Së paku tre të vdekur në ndërtesën që u rrëzua në Spanjë

Badalona, 7 shkurt 2024 (MIA) - Shërbimet kompetente nxorën trupat e tre personave nga pjesa e ndërtesës që u rrëzua dje në qytetin spanjoll Badalona.

"Gjetëm tre trupa nën rrënojat e ndërtesës në Badalona", shkroi sot shërbimi rajonal zjarrfikës në X.

Një pjesë e ndërtesës u rrëzua dje rreth orës 10:30, pas rrëzimit të parë të kulmit, që shkaktoi edhe rrënimin e banesave.

Ksavier Garsia Albiol, prefekt i Badalonës, qytet bregdetar në veri të Barcelonës, tha se shpëtimtarët gjetën trupa të një burri dhe dy grave.

Mediumet lokale lajmëruan se bëhet fjalë për një ndërtesë me 20 banesa e cila ishte ndërtuar në vitin 1959 dhe kohë më parë e kaloi inspektimin për siguri. ab/

Foto: Skrinshot Х

QËNDRONI TË LIDHUR