• e martë, 11 qershor 2024

Së paku tre civilë e humbën jetën në një sulm izraelit në Liban

Së paku tre civilë e humbën jetën në një sulm izraelit në Liban

Bejrut, 5 mars 2024 (MIA) - Një çift dhe djali i tyre u vranë sot në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në qytetin Hula në Libanin jugor në kufi me Izraelin, lajmëroi agjencia zyrtare libaneze ANI.

Siç thekson agjencia, tre civilë, një çift dhe djali i tyre 25-vjeçar, u vranë "në sulmin armiqësor" në një objekt trikatësh në Hula.

Pastrimi i rrënojave akoma është në rrjedhë.

Nga fillimi i luftës në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, Hezbollahu libanez pothuajse çdo ditë i gjuan pozitat ushtarake izraelite në kufi, si mbështetje për aleatin e vet palestinez. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR