• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Së paku shtatë të lënduar në sulmin rus ndaj Dnjeprit

Së paku shtatë të lënduar në sulmin rus ndaj Dnjeprit

Kiev, 4 qershor 2024 (MIA) - Rusët mbrëmë e sulmuan me predha qytetin ukrainas Dnjepër me ç'rast janë lënduar shtatë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Gjatë sulmit është dëmtuar edhe infrastruktura civile dhe disa automjete.

"Ky është mëngjes i rëndë për Dnjeprin. Armiku e sulmoi qytetin tonë. Forcat për mbrojtje ajrore rrëzuan dy predha, por mbetjet e dëmtuan infrastrukturën civile, shpërtheu zjarr, ndërsa pati edhe të lënduar", kumtoi Serhij Lisak, guvernator rajonal.

"Në mesin e të lënduarve janë edhe dy të mitur. Një foshnje njëmuajshe është në gjendje të mirë dhe do të mjekuhet në ambulancë, përderisa një 17-vjeçar përfundoi në spital", shtoi ai.

Janë dëmtuar rreth 15 automjete, ndërsa janë thyer xhamat e shtëpive private, ndërtesave të banimit dhe spitalit. ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR