• e martë, 25 mars 2025

Së paku shtatë persona në sulmin rus me dronë ndaj Ukrainës, kumtuan autoritetet ukrainase

Së paku shtatë persona në sulmin rus me dronë ndaj Ukrainës, kumtuan autoritetet ukrainase

Kiev, 23 mars 2025 (MIA) - Së paku shtatë persona e humbën jetën në sulmin rus me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës, kumtuan autoritetet ukrainase.

Sipas të dhënave të forcave ajrore ukrainase, Rusia mbrëmë lansoi 147 fluturake pa pilot kundër Ukrainës. Mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzoi 97, prëderisa 25 nuk i qëlluan objektivat e veta. Sulmet i kapluan rajonet Harkov, Sumi, Çernihiv, Odesë dhe Donjeck, si dhe kryeqytetin Kiev.

Në Kiev jetën e humbën tre persona, ndërsa 10 u lënduan.

Sipas shefit të drejtorisë ushtarake të qytetit të Kievit, Timur Tkaçenko, dy ndërtesa banimi në rajonin Dniprovski në kiev u djegën për shkak të mbetjeve nga droni. Zjarri shçërtheu në katet më të larta të ndërtesës, me ç'rast një grua e humbi jetën, kumtoi shërbimi ukrainas për raste urgjente.

Katër persona e humbën jetën në rajonin e Deonjeckut. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR