• e premte, 22 nëntor 2024

Së paku dhjetë destinacione të reja nga dy aeroportet dhe cikël të fuqishëm investues në hekurudhë, paralajmëroi Nikollovski

Së paku dhjetë destinacione të reja nga dy aeroportet dhe cikël të fuqishëm investues në hekurudhë, paralajmëroi Nikollovski

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Së paku dhjetë destinacione të reja përmes dy aeroporteve, në Shkup dhe në Ohër, si dhe cikël të fuqishëm investues në hekurudhë, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Nikollovski në konferencë për shtyp theksoi se në vend do të ketë hyrje edhe për kompani të reja ajrore, ndërkaq lidhur me hekurudhën, se faza e parë e projektit "treni i qytetit" pritet të realizohet deri në tetor të vitit të ardhshëm.

"Për mua, hekurudha është e ardhmja. Gjendja që e trashëguam ishte katastrofike. Nuk kishte asnjë lokomitivë që mund të funksionojë, kishte zero lokomitiva, vetëm nëntë kompozicione qëndronin në hekurudhat e vendit. Tani kemi shtatë lokomotiva në dispozicion, po aftësohet e teta. Dëshiroj të ndaj vetëm një informatë, se në gusht gjithsej nëpër binarët e vendit kaluan 31 trena transportues, ndërsa vetëm javën e fundit 70 trena transportues. Planifikojmë cikle të fuqishme investuese vitin e ardhshëm, si dhe rikonstruim të hekurudhës nga Tabanoci deri në Gjevgjeli", tha Nikollovski me rastin e punës në 100 ditët e para.

Nga e hëna ministri tha se do të kumtojë së paku dhjetë destinacione tër eja përmes dy aeroporteve.

"Kjo do të thotë 200 000 më shumë udhëtarë vitin e ardhshëm. Do të ketë edhe kompani të reja edhe destinacione të reja", tha Nikollovski.

Ai paralajmëroi edhe rikonstruim të ndërtesës terminale të Aeroportit të Ohrit. ab/

foto: МIА arkivi dhe printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR