• e premte, 05 dhjetor 2025

Së paku 60 persona e humbën jetën nga zjarri në një qendër tregtare në Irak, 11 konsiderohen të zhdukur

Së paku 60 persona e humbën jetën nga zjarri në një qendër tregtare në Irak, 11 konsiderohen të zhdukur

Bagdad, 17 korrik 2025 (MIA) - Së paku 60 persona e humbën jetën, ndërsa 11 konsiderohen të zhdukur në zjarrin e madh që shpërtheu mbrëmë në një qendër tregtare në qytetin Kut, në Irakun lindor, kumtuan sot autoritetet shëndetësore lokale dhe burime policore. Mediumet theksojnë se viktimat janë kryesisht gra dhe fëmijë.

Në xhirimet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si flakët e kaplojnë ndërtesën pesëkatëshe të hipermarketit, përderisa zjarrfikësit luftojnë me stihinë e zjarrit.

🚨 BREAKING: Devastating fire engulfs 6-story mall in Kut, Iraq, claiming 61 lives and injuring dozens. Heartbreaking tragedy strikes share to spread awareness! 😢 #IraqFire #KutTragedy pic.twitter.com/mnHtZkG1IG

— NewsDaily🪖🚨🪖 (@XNews24_7) July 17, 2025

"Përpiluam listë me 59 viktima, identitetet e të cilëve janë konfirmuar. Një trup është djegur tërësisht dhe tani për tani nuk mund të indentifikohet", deklaroi një përfaqësues i autoriteteve shëndetësore në Kut.

Sipas pushtetit lokal, ende ka trupa të cilët nuk janë nxjerrë dhe ndodhen nën rrënoja të objektit të djegur.

Shkaku për zjarrin tani për tani nuk është konstatuar. Guvernatori i provincës Vasit paralajmëroi se rezultatet fillestare të hetimit do të kumtohen në afat prej 48 orëve.

"Janë parashtruar padi penale kundër pronarit të ndërtesës dhe administratës së qendrës tregtare", deklaroi guvernatori. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR